Kalo në përmbajtje
Thike Pro
EN

Privatësia

Privatësia

Kjo faqe shpjegon çfarë ndodh me informacionin që dërgon kur porosit.

Çfarë mbledhim

Emrin, numrin e telefonit, adresën e dërgesës, emailin nëse e jep dhe artikujt që porosit. Asgjë tjetër.

Pse i mbledhim

Për të konfirmuar porosinë, për ta dërguar, për të lëshuar faturë fiskale dhe për të trajtuar kthime ose mprehje më vonë.

Kush i shikon

Punishtja dhe korrieri. Nuk shesim dhe nuk japim me qira të dhëna klientësh.

Sa kohë i mbajmë

Regjistrat e porosive mbahen për afatin që kërkon ligji shqiptar i taksave. Mesazhe marketingu dërgohen vetëm nëse i kërkon.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh një kopje të të dhënave ose të kërkosh fshirjen e asaj që nuk kërkohet me ligj. Na shkruaj në WhatsApp ose telefono.